English

Akuzat e Vokshit për Tan Leprin, Prokuroria: Nuk ekzistojnë të dhëna për 20 %

Tiranë, 29 dhjetor, NOA – Prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet për akuzat që ka bërë Albana Vokshi për Tan Leprin dhe akuzat që ka bërë Erion Braçe për marrëveshjen mes Albpetrol Sh.A. dhe shoqërisë ”Stream Oil & Gaz” Ltd.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi sot se hetimet po vazhdojnë vetëm për denoncimin që ka bërë deputeti Braçe për dhënien me koncesion për ndërtimin e 6 hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq për shoqërinë “Albaenergiaplus”.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e hetimit për shkak të kompleksitetit të veprimeve hetimore dhe kohës së nevojshme për përfundimin e tyre”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Plator Nesturi.

Prokuroria i referohet deklaratës së Albana Vokshit, e cika deklaroi se Dritan Avllaj, i njohur i Tan Lepuri i ka kërkuar Alban Tartarit, 20 për qind të vlerës së investimit me qëllim që t’is siguronte lejen e ndërtimit.

“Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetases Albana Vokshi që kanë lidhje me veprime korruptive para dhe gjatë momentit të nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të dt. 05.02.2008, nuk ekzistojnë”, tha Nesturi.

Po ashtu, Prokuroria, pas hetimeve për akuzat e Braçës marrëveshjen me Albpetrol Sh.A. dhe shoqërisë ”Stream Oil & Gaz” Ltd. Ka arritur në përfundimin se edhe në këtë akuzë publike nuk kam shkelje.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetasit Erion Braçe, në lidhje me veprime në kundërshtim me ligjin të nëpunësve shtetërorë në rastin e marrëveshjeve hidrokarbure, të lidhura ndërmjet shoqërisë Albpetrol sh.a dhe shoqërisë ”Stream Oil & Gaz” Ltd”, nuk parashikohen nga ligji si vepër penale”, tha Nesturi.

a.k/NOA

KOMENTE