Shkup, 29 dhjetor, NOA - Një anketë e re e Institutit “Dimitrie Çupovski” ka nxjerrë në epërsi të dyfishtë VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në para partive tjera.
Instituti konsiderohet i afërt me partinë maqedonase në pushtet, ndërsa ai u publikua mbrëmë disa orë pas publikimit të anketës së Institutit slloven IFIMES, i cili nxorri në pah një diferencë të vogël midis partive më të mëdha VMRO-DPMNE dhe LSDM opozitare.
Sipas anketës së “Dimitrie Çupovski” në rast se nesër do të mbahen zgjedhje parlamentare, për VMRO-DPMNE do të votonin 23, 4 për qind të qytetarëve, për LSDM 11 për qind, për BDI 6,2 për qind, PDSH-në 2,2 për qind dhe Demokracinë e Re 1,2 për qind.
Anketa është zhvilluar nga data 23 deri më 26 dhjetor nëpërmjet telefonit, ku janë përfshirë qytetarët të komuniteteve të ndryshme nga mbarë vendi.
Ndërkohë, anketa e IFIMES ka nxjerrë rezultatet, ku VMRO-DPMNE ka rezultuar me 22 për qind të përkrahjes dhe LSDM me 19 për qind.
NOA-INA