Fier, 29 dhjetor, NOA - Ish-drejtori i një filiali banke në Fier është arrestuar sot nga Policia pasi dyshohet si autor i grabitjes së parave në bankën ku punonte.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për 40 vjeçarin, Gjergji Xhaho. Sipas policisë Xhajo akuzohet se ka vjedhur 1.3 milionë euro. Shuma e parave është marrë nga viti 2005 deri në vitin 2010.
Dyshohet se abuzimet janë bërë gjatë kohës që Xhaho ka qenë drejtor i bankës. Arrestimi i 40 vjeçarit Gjergji Xhaho u bë nga task forca kundër krimit ekonomik.
a.k/NOA