English

Assange njeriu më i pëlqyer i 2010-ës për serbët

Beograd, 29 dhjetor, NOA- Julian Assange, është shpallur njeriu i vitit në Serbi. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka publikuar sot listën e “Njerëzve të Vitit” gjatë vitit 2010, të cilët janë zgjedhur nga qytetarët serb.

Në listën e agjensisë serbe të lajmeve Tanjug në vendin e parë renditet themeluesi i faqes Wikileaks Julian Assange.

I dyti në radhë është presidenti kroat Ivo Josipoviç, presidenti serb Boris Tadiç, dhe raportuesi i Këshillit të Evropës senatori zviceran Dick Marty.

Në sondazhin e bërë nga kjo agjenci listën e personaliteteve të vitit e përfaqësojnë një shtetas serb dhe tre shtetas të huaj.

Ky listim duket se vjen edhe prej ngjarjeve të fundit që kanë shoqëruar zhvillimet në rajon e botë.

a.y/NOA
KOMENTE