English

Dalin imazhet e smartphone të ri të Sony Ericsson

Nju Jork, 29 dhjetor NOA - Në Picasa u shfaqën gjatë këtyre orëve një galeri imazhesh të marra me kamerën e një telefoni dhe bëhet fjalë për një smartphone unik të Sony Ericsson, një risi që ndoshta do të shpallet në mes të muajit shkurt në Mobile World Congress në Barcelonë.

Emri i telefonit të Sony Ericsson është LT15i dhe me shumë mundësi do të jetë i pajisur me një kamera 8.0 megapiksel.

Sipas hipotezave më të besueshme, bëhet fjalë për Sony Ericsson Anzu (Xperia X12), pasardhësi i Sony Ericsson Xperia X10.

Me shumë mundësi ai do të jetë i pajisur me një sistem operativ të tipit Android 2,3 dhe do të jetë i pajisur gjithashtu dhe më një kamerë frontale për video-thirrje.

r.b/NOA

KOMENTE