Prishtinë, 29 dhjetor, NOA- Aktivisti i çështjes kombëtare Adem Demaçi është shprehur për mediat kosovare se, Kosova nuk duhet të hyjë në bisedime më Serbinë nëse kjo e fundit nuk e njeh si shtet.
Lidhur me raportin e Dick Martit ai është shprehur se, “Kosova nuk duhet t`u jap shumë rëndësi raporteve të paguara nga Serbia, por duhet të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të brendshme.”
Sipas tij akuzat Martit janë përpjekje të kota për të njollosur luftën e UÇK-së, duke shtuar se hetimet për krime lufte duhet të zgjerohen e të shkojnë në Serbi.
Më tej ai ka shtuar se krimet më të shumta kanë qenë në Serbi dhe jo në Kosovë, dhe si rrjedhojë sipas tij duhet të hetohet atje.
a.y/NOA