E mërkurë, 29 dhjetor, NOA-Në Belsh pak më parë është gjetur kufoma e një mashkulli rreth të 25-ve. Nga burimet paraprake nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës dhe as shkaqet që kanë sjellë vdekjen e të riut.
Por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur me njëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë pistë zyrtare për shkaqet e vdekjes.
Viktima u gjet pranë liqenit të Thanës nga një bari i cili po kulloste bagëtitë e tij, i cili sapo ka parë trupin e pajetë ka njoftuar menjëherë uniformat blu, të cilat kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe e kanë nisur trupin drejt morgut.
a.y/NOA