English

Identifikohet viktima e Belshit, ishte zhdukur prej tre ditës

E mërkurë, 29 dhjetor, NOA- (Update) Viktima e gjetur në liqenin e Thanës, rreth 1 orë më parë është identifikuar.

Viktima quhet Fabjol Haxhillari dhe është i moshës 21 vjeç. Burimet zyrtare policore konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se viktima ishte zhdukur prej tre ditësh nga familja, e cila nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij.

Ndërkaq sipas të dhënave paraprake mësohet se vdekja e të riut ka ardhur ose si rrjedhojë e të ftohtit, ose si rrjedhojë e pijes së tepërt që mendohet të ketë konsumuar viktima Haxhillari.

Viktima u gjet nga një bari i cili po kulloste bagëtitë e tij. Bariu porsa dalloi trupin e viktimës njoftoi menjëherë policinë.

a.y/NOA
KOMENTE