English

Igor Lukshic, zgjidhet kreu i qeverisë në Malin e Zi

Podgoricë, 29 dhjetor, NOA- Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar sot Igor Lukshic si kryeministër të ri të vendit, pas largimit nga ky post të Milo Gjukanoviç.

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të tregojmë vendosmërinë dhe gatishmërinë për t’i përdorur njohuritë dhe kapacitetet tona drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Lukshic në fjalimin e tij para deputetëve.

Kryeministri 34-vjeçar ka deklaruar se prioritet do t’i kushtohet integrimit evropian të Malit të Zi, dhe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

a.y/NOA
KOMENTE