English

Ja kush është pasardhësi natyral i Maradonës

Argjentinë, 29 dhjetor NOA - Benjamin është demonstrimi se ADN-ja ka shumë rëndësi. Fëmija, që në gjysmën e tij, është pasardhësi i Diego Armando Maradonës dhe në gjysmën tjetër është i biri i Sergio Agueros, nuk ka si të mos qëndronte pa u marrë me topin e futbollit.

Një një moshë prej 1 vjeç e dhjetë muaj, ai tashmë gëzon teksa luan dhe godet topin e rrumbullakët. Në një video të publikuar nga vetë babi i tij, Sergio, shihet mjaft mirë se Benjamin ka një goditje precize dhe potente.

Ai mund të godasë me të dyja këmbët dhe gëzohet me babanë e tij për golat që shënon.

Nëse këto janë bazat, atëherë mund të themi me siguri se ky do të jetë pasardhësi i denjë i Maradonës.

r.b/NOA

KOMENTE