Torino, 29 dhjetor NOA - Pushimet e Krishtlindjeve për skuadrën e Juventusit kanë mbaruar. Skuadra e drejtuar nga tekniku Delneri është mbledhur serish dhe është e gatshme për të filluar vitin e ri.
Gjuetia ndaj MIlanit është plotësisht e hapur. Në seancën e parë stërvitore duhet thënë se ekipi ka qenë i tëri, ku për tu vënë re është dhe prezenca e numrit 1 të bardhë e zinjve, Buffon.
Gigi është kthyer pas një mungese të gjatë 7 mujore ku në fushën e lojës ai ka hasur dhe shumë lojtarë të “rinj”.
Një lajm tepër i mirë ky për të gjithë juventinët, pasi rikthimi i Buffon do të thotë siguri për portën e tyre.
r.b/NOA