Prishtinë, 29 dhjetor, NOA-Në emër të PDK Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i saj, theksoi se nuk janë kushtet për një qeverisje të qëndrueshme në Kosovë.
“Unë nuk do të përmend emra për formimin e koalicionit, por personalisht jam që të jetë një koalicion sa më i qëndrueshëm dhe mendoj që, përveç LDK-së që mund të kushtëzojë koalicionin me pozitën e presidentit, partitë tjerë nuk kanë numrin që të kushtëzonin”, deklaroi Krasniqi në një intervistë për radio “Dukagjini”.
Lidhur me pozicionin që do të ketë ai pas rezultatit të zgjedhjeve, Krasniqi u shpreh se mirëpret cilindo pozicion që do ti caktohet.
Krasniqi i cili është dhe presidenti në detyrë i Kosovës mendon se në fund të janarit do të formohet parlamenti i ri si dh nga aty do të dalë dhe qeveria.
a.y/NOA