English

Kryeministri: 2011, reformat nuk do ndalen

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update – Reformat janë dhe duhet të jenë të pandalshme, ka qenë kryefjala e gjithë fjalës që kryeministri Berisha është duke mbajtur tani në mbledhjen e qeverisë.

Duke saktësuar më pas se viti 2010 ka qenë viti i reformave më të suksesshme, të cilat paraqesin domosdoshmërinë për vijimin e tyre edhe gjatë vitit të ardhshëm, për të mos e ndalur në asnjë mënyrë dhe për ta nxitur më së tepërmi procesin e integrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Parlamentarët dhe gjyqtarët duhet që të jenë të përgjegjshëm”, tha ai.

Duke lënë porosi edhe për autoritetet shtetërore që merren konkretisht me procesin e integrimit të vendit se kanë para tyre misionin e shpënies para të reformave që do e afrojnë edhe më shumë vendin me BE-në...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE