Kubë, 29 dhjetor, NOA - Gjykata e Lartë në Kubë e ka ndryshuar vendimin kapital për të burgosurin e fundit në vend që është dënuar me vdekje. Humberto Real ka qenë pjesë e një grupi mërgimtar me bazë në Floridë që kishte infiltruar në ishull në 1994.
Shtatë persona nga ky grup u arrestuan pasi vranë një person. Zoti Real u dënua me vdekje, kurse të tjerët u dënuan me dënime të gjata me burg.
Komisioni kubanez për të Drejtat e Njeriut dhe Pajtimin Kombëtar e ndryshoi dënimin me vdekje në 30 vjet burg.
Dënimi me vdekje mbetet ende në kodin e Kubës, por siç thotë korrespondenti i BBC-së në Havanë, Michael Voss që prej vitit 2003 ka patur moratoriume mbi ekzekutimet.
Ekzekutimi i fundit në Kubë është bërë në 2003 kur tre persona, që u dënuan për rrëmbimin e një anijeje në përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, u ekzekutuan nga skuadra e pushkatimit.
Dy vjet më parë, brenda muajit kur mori presidencën nga i vëllai Fidel, Raul Castro, lëshoi një dekret që hiqte dënimin me vdekje për 30 të burgosur.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata e Lartë e ndryshoi dënimin me vdekje për dy shtetas të Salvadorit që ishin dënuar për rolin e tyre gjatë sulmeve vdekjeprurëse me bomba në zonat turistike në vitet 1990.
a.k/NOA