Podgoricë, 29 dhjetor, NOA - Parlamenti i Malit të Zi voton këtë të mërkurë në një seancë të posaçme për qeverinë e re të vendit. Pas dorëheqjes së kryeministrit veteran, Milo Gjukanoviç, pritet që drejtimin e qeverisë ta marrë ish-ministri i Financave Igor Llukshiç.
Llukshiç ka vendosur si prioritete të punës së kabinetit te tij, anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe BE, bashkëpunimin rajonal dhe vazhdimin e kursit të reformave. Në fokus të punës së tij do të jetë gjithashtu edhe plotësimi i shtatë kushteve të vëna nga ana e Komisionit Evropian, ku përfshihet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar deri tek depolitizimi i institucioneve dhe mediat e lira.
NOA