English

Miratohet dëmshpërblimin për 557 ish të dënuar politikë

Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Qeveria miratoi sot një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për 557 ish të dënuar politikë, në total në vlerën prej 2 187 995 275 lekë.

Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit financiar vetëm për ish të dënuarit me dënim me burgim dhe të dënuarve me dënim kapital.

Konkretisht, shuma e masës financiare për 516 ish të dënuarve politikë me dënim me burgim është në vlerën totale 2 028 840 866 lekë. Ndërsa shuma e masës financiare për 33 ish të dënuar politik të dënuar më dënim kapital është në vlerën totale 159 154 409 lekë.

Kryeministria Në përmbushje të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, vetëm për muajin dhjetor numri i ish të dënuarve politikë të regjimit komunist të dëmshpërblyer është në një mijë.

a.k/NOA

KOMENTE