Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Masat ajrore te thata e te ftohta do te perfshijne te gjithe territorin shqiptar. Kthjellimet do te jene dominuese ne bregdet dhe zonat e ulta, ndersa ne zonat malore do te kete vranesira te here pas hereshme. Oret e mesdites do te jene me diell ne te gjithe vendin por temperaturat do te pesojne serish renie.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne ultesiren perendimore ndersa ne pjesen tjeter te territorit do te kete alternime te kthjellimeve dhe vranesirave. Ne mbremje dhe gjate nates i gjithe vendi do te ndikohet nga moti i kthjellet. Temperaturat e ajrit ne mengjes do te bien me 2 grade ndersa mesdita do te sjelle 2 – 3 grade rritje te temperaturave ne te gjithe territorin shqiptar. Era do të fryje e lehte dhe mesatare me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim verilindor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete 2 balle.
Europa
Nje qender me presion te ulet atmosferik eshte pozicionuar mbi ishujt Britanike duke sjelle vranesira dhe reshje shiu e debore. Po ashtu edhe ne Jugperendim te kontinentit eshte vendosur nje qender me presoin te ulet atmosferik, kjo qender shoqerohet me nje front te ngrohte qe vjen nga oqeani Antlanik si edhe nje front i ftohte i vendosu mbi Portugali duke sjelle instabilitet te atmosferes pasi vranesirat dhe shirat do te jene prezent gjate gjithe dites. Me reshje te dendura debore dhe temperatura te ulta do te jete verilindja e kontinentit ndersa pjesa me e madhe e Europes do te jete me mot te kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë
Spanja rrezikohet per dallge te larta dhe stuhi te forta ere
Ishujt Britanike rrezikohet ere te forte dhe reshje shiu e debore;
Ceki, Hungari do te rrezikojne per mjegull ne akset rrugore.
n.e/NOA