English

Mustafa: Të mos bëjmë garë se kush e shan më shumë Dick Martyn

Prishtinë, 29 dhjetor, NOA - Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë më e vonuara në reagimin e saj ndaj raportit të raportuesit të Këshillit të Evropës Dik Marti, i cili i inkriminon disa nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes të cilëve dhe kryeministrin në dorëheqje, Hashim Thaçi.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në intervistë për mediat kosovare ka mohuar të ketë pasur reagim të vonuar, por ka theksuar se qëndron prapa asaj se nuk duhet bërë garë se kush po e shan më shumë këtë raport.

Mustafa ka thënë se ky raport është i dëmshëm për Kosovën, ka qëllime të këqija sa i përket vlerësimit të luftës së UÇK-së, degradimit të kësaj lufte dhe njerëzve që kanë marrë pjesë në të.

a.k/NOA

KOMENTE