Shkodër, 29 dhjetor, NOA-Policia e Shkodrës ka ndaluar një tren që transportonte armë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
Në drejtorinë e Migracionit të Shkodrës, është marrë informacion se në stacionin e Bajzës ka mbërritur nga Mali i Zi një tren me 16 vagona, 3 prej të cilëve ishin të ngarkuar me skrap.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se treni i linjës Tuz, Mali i Zi- Bajzë, Malësi e Madhe, ka hyrë në stacionin e Bajzës me 5 drejtues shtetas të huaj.
Nga kontrolli fizik i ushtruar, është konstatuar se në njërin vagon të ngarkuar me skrap kishte municione luftarake, djegore të montuara në predha të cilat ishin të shpërndara në mënyrë të çrregullt së bashku me pjesën tjetër të skrapit.
Nën veprën e “Trafikimit të armëve dhe municionit” u ndaluan shtetasit që ishin në këtë mjet, dhe Prokuroria nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen.