English

Nga Kina vijnë parukierët me krehër gjigant

Kinë, 30 Dhjetor, NOA - Dy parukierë të talentuar kinezë kanë vendosur të japin një shfaqje të pazakontë për banorët e qytetit Changsha City duke u prerë flokët klientëve të tyre me një krehër dhe një palë gërshërë gjigante.

Kjo shfaqje e pazakontë tërhoqi rreth vetes një grup të madh kalimtarësh. Edhe pse shërbimi ishte plotësisht falas jo shumë kanë rënë dakord që të presin flokët.

Një vajzë kurajoze që ka prerë flokët në këtë mënyrë ka pohuar se ishte e kënaqur me pamjen e saj të re.

Në këtë qytet nuk është hera e parë që parukierë të ndryshëm kanë sjellë metoda të çuditshme për të prerë flokët.

Rasti i fundit ishte ai i Wang Xiaoyu që tërhiqte klientët duke u prerë flokët me kokë poshtë dhe duke përdorur artin e Kung Fu.

a.e/NOA

KOMENTE