English

Pasqyra e Shtypit, 29 Dhjetor 2010

Tiranë, 29 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor deklaratat respektive të kryesocialistit Edi Rama dhe kryeministrit Berisha pas dështimit të miratimit të komisionit hetimor për zgjedhjet, gjatë seancës së fundit plenare.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i taksës së re të Televizionit Publik, e cila nga 600 lekë arrin në 1200 lekë.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ligji i ri: Shkollim brenda shtëpisë”, i cili citon risitë e projektligjit të arsimit, që lejon prindërit apo një person të licencuar t’i mësojnë fëmijët brenda shtëpisë së tyre.

“Dyfishohet taksa e Televizionit Publik”, është një artikull që citon taksën e TVSH që do paguhet muaj për muaj, nga 600 lekë, në 1200 lekë.

“Prokuroria kërkon imunitetin e gjyqtarit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Lista e ALUIZNI-t/ Legalizimet, emrat e rinj që marrin tapitë”, i cili flet për emrat e rinj të publikuar nga Agjencia e Legalizimeve për formalizimin e objekteve të reja informale.

“Rama: Berisha thelloi krizën/ Berisha: Negociatat do vazhdojnë, por nuk ka hetim pa fakte”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Qeveria dyfishon taksën e TVSH-së, do jetë 1200 lekë”; “Fshehu rryshfetin, akuzë gjyqtarit të Korçës”; “Pronat, djemtë masakrojnë babanë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Rama: Kriza, nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet”, i cila citon reagimin e kryesocialistit pas mosmiratimit të komisionit hetimor për zgjedhjet në seancën e fundit plenare.

“Qeveria, asnjë vendim për gjelin e pensionistëve” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar mungesës së shpërblimit prej 5 mijë lekësh.

Kurse “Mjedisi, 100 mijë lekë në vit për zhurmat e 11 llojeve të bizneseve”, flet për masën e re të ndërmarrë nga ministria e Mjedisit.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Sherri për gardhin plagosen 4 fqinjë me thika”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Topi: Heqja e imunitetit, u hap rrugë hetimeve”, i cili tregon deklaratat e kreut të shtetit gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”.

“Gjyqtari nën hetim, favorizoi të pandehurin” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e prokurorisë.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rama: Bojkoti i zgjedhjeve lokale, nuk është opsion”, “Ballsh, hakmerren për nënën, masakrojnë babanë” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Pronarët, kompensimi i ri 10 milionë USD”, i cili pasqyron projektin e ri të qeverisë për kategorinë e pronarëve.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Heqja e vizave, ja vështirësitë që krijoi Partia Socialiste”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Në 100 shtete jeta më e mirë, Shqipëria e 56-ta”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 29 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA
KOMENTE