English

PS në KQZ: Po tentoni të zhdukni provat e zgjedhjeve, Ristani të japë dorëheqjen

Tiranë, 29 dhjetor, NOA Update – Sapo ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila është hapur me diskutimin e hapjes apo jo të kutive të votimit të 28 qershorit 2009.

Sipas përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj, ky proces zgjedhor u shoqërua me mjaft mangësi, për të cilat folën edhe ndërkombëtarët, duke shtuar se KQZ tregoi gjatë tij se nuk mund të jetë dot institucioni arbitër për zgjedhjet në vendin tonë.

“Referojuni rastit të KQZ së Kosovës, ku u urdhërua rinumërimi i votave në mëse 40 % të qendrave të votimit. Shqiptarë atje, shqiptarë edhe këtu, po atje numërohen dhe hapen, ndërsa këtu iu vihet flaka”, vuri më pas në dukje ai.

Gjonçaj tha më pas se interesi i selisë rozë për kutitë vjen nga interesi për zgjedhjet e ardhshme, që ato të zhvillohen sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët dhe që të mos ndeshen të njëjtat mangësi si në zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

“Ju zoti kryetar nuk jeni më i besueshëm dhe duhet që të lini menjëherë postin duke u dorëhequr”, e mbylli ai fjalimin duke iu drejtuar Ristanit ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE