English

Rusia: Perëndimi, i përfshirë në gjyqin ‘Khodorkovsky’

Moskë, 29 dhjetor, NOA – Moska zyrtare ka reaguar menjëherë ndaj akuzave që mbërritën nga vendet perëndimore, se procesi gjyqësor ndaj Mikhail Khodorkovskyit nuk ishte i drejtë dhe se si ai, duhet të dënohen mjaft të tjerë që sot qeverisin pa u hyrë gjemb në këmbë në Rusi.

Konkretisht, ministria e Jashtme e Rusisë i ka akuzuar vendet e Perëndimit se janë përpjekur të ndikojnë në procesin gjyqësor ndaj Mikhail Khodorkovskyit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ana e tyre deklaruan se Khodorkovsky edhe mund të dënohej nëse ai vërtet ka kryer evazion fiskal, por se si ai duhet të përfundojnë shumë të tjerë që nuk janë ndëshkuar ende në Rusi.

Konkretisht, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se vendimi ndaj Khodorkovskyt, kundërshtar i kryeministrit Putin, ngjallte dyshime për ndjekje penale selektive.

Kurse ministri i Jashtëm i Gjermanisë e përshkroi procesin gjyqësor si shumë të dyshimtë.

n.e/NOA

KOMENTE