English

Suedia arreston një të dyshuar për krime lufte në Bosnje

Suedi, 29 dhjetor, NOA - Policia suedeze ka arrestuar një person të dyshuar për krime lufte në luftën e Bosnjës gjatë viteve 1992-1995.

Bosnja ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar personin, që mediat suedeze e përshkruajnë si një qytetar boshnjak në të 40-tat.

Ky nuk është rasti i parë që mbahet në paraburgim në Suedi një i dyshuar për krime lufte në ish Jugosllavi.Suedia në vitin 2008 krijoi një njësi speciale të policisë me qëllim gjurmimin dhe hetimin e kriminelëve të dyshuar të luftës.

NOA

KOMENTE