English

Thaçi: Viti më i keq për shqiptarët, më i miri për PDSH, qeveria do dënohet me votë

Shkup, 29 dhjetor, NOA-Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ka deklaruar se, ky ishte viti më fatkeq, më i dëmshëm dhe më negativ për shqiptarët e Maqedonisë në 20 vitet e fundit.

Ai tha se pavarësisht kësaj të keqe është edhe një e mirë, sepse gjithmonë kur shqiptarët e Maqedonisë pësojnë këto goditje, PDSH-ja, forcohet dhe e merr veten, dhe ky është viti më i mirë për PDSH-në.

“Qeveria e Maqedonisë, me këtë politikë, që ka drejtuar vitin e fundit, mori një vulë negative për proceset drejt NATO-s dhe Unionit Evropian”, u shpreh Thaçi.
Zbulimin e dokumenteve sekrete, ai e cilësoi si të jashtëzakonshme, pasi sipas tij vërtetojnë se drejtuesit e konfliktit të 2001 dhe drejtuesit e BDI-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete jugosllave.

Më tej theksoi se Ahmeti do të marrë dënimin më të ashpër, atë me votë.

a.y/NOA
KOMENTE