English

Urgjent – Black Out total, ndërpritet energjia në Fier, Vlorë, Durrës, Kavajë dhe një pjesë të Tiranës

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA edhe nga burime zyrtare të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit). Sipas tyre, “është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për banoret e Durrësit, Fierit, Kavajës dhe Vlorës, për shkak te një defekti ne linjën e tensionit te larte 120 kV Fier- Elbasan”

Tiranë, 29 Dhjetor 2010 NOA Update 19:12:55 – Energjia elektrike është ndërprerë plotësisht për katër qytete dhe fshatrat përreth tyre dhe ky black out ka përfshirë edhe një pjesë të mirë të kryeqytetit.

Korrespondentët e NOA raportojnë se në qytetet e Durrësit, Fierit, Kavajës dhe Vlorës nuk ka energji elektrike dhe atje gjithçka është mbuluar nga errësira.

Sakaq, para pak minutash u raportua se eshte kthyer energjia pjeserisht ne qytetet e Vlores dhe Durresit, por vetem ne disa lagje.

Në Tiranë, zonat tek Bulevardi Zogu i Parë duke përfshirë rrugët përreth saj dhe fshatrat përreth janë gjithashtu pa energji elektrike. Energjia po ashut, raportohet se mungon pjeserisht edhe ne zonat e Kinostudios.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA edhe nga burime zyrtare të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit).

Sipas tyre, “është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për banoret e Durrësit, Fierit, Kavajës dhe Vlorës, për shkak te një defekti ne linjën e tensionit te larte 120 kV Fier- Elbasan”.

Ndërkohë, OST-ja “duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të këtyre zonave”, thotë se “specialistet tanë po punojnë për riparimin sa me te shpejte te këtij defekti”.

e.r/NOA

KOMENTE