English

Vetëvaret 32 vjeçarja nga Fieri, nuk iu dha kujdestaria e fëmijëve pas divorcit

Fier, 29 dhjetor, NOA- Një grua nga fshati Strum i Fierit është gjetur e vetëvarur në oborrin e shtëpisë së saj.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, bën të ditur se viktima ishte një 32 vjeçare me iniciale I.H.

Ndërkaq burime zyrtare nga policia e Fierit deklarojnë se, “Ajo nuk e ka përballuar dot tronditjen e fortë psikike për humbjen e së drejtës së kujdestarisë së fëmijëve”, duke theksuar gjithashtu se vetëm një ditë më parë gjykata e këtij rrethi kishte marrë vendimin që kujdestarinë e fëmijëve ta merrte ish-bashkëshorti i viktimës, pas divorcit që kjo e fundit kishte bërë disa muaj më parë.

a.y/NOA
KOMENTE