E mërkurë, 29 dhjetor, NOA- Dy kamikazë sulmuan efektivat e policisë në Mosulin perëndimor në Irak, dhe si rrjedhojë e këtij sulmi 4 persona humbën jetën.
Personat të cilët gjetën vdekjen gjatë shpërthimit ishin oficerë të policisë. Ndërkohë nga zyrtarët bëhet e ditur një kamikaz i tretë u përpoq të hynte në ndërtesë, por u qëllua nga policia për vdekje duke ju shmangur kështu një shpërthimi tjetër, i cili do të kishte rezultuar me një bilanc edhe më tragjik.
Sulmuesit kishin vendosur eksplozivin në xhaketat e tyre shkaktuan përveç të vrarëve edhe shembjen e një pjesë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.
Bëhet e ditur se disa nga efektivat e policisë janë zhdukur menjëherë pas shpërthimit.
Menjëherë pas këtij aksidenti kanë nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihet fati i efektivave.