English

Aksidentohet një 77 vjeçar në Labinot, autori largohet nga vendngjarja

E enjte, 30 dhjetor, NOA- Një aksident ka goditur pak minuta më parë fshatin Labinot, ku një i moshuar ka ngelur i plagosur teksa po kalonte rrugën.

Ali Elezi është i moshuari 77 vjeçar i cili ka mbetur i plagosur nga drejtuesi i automjetit i cili është larguar menjëherë pasi ka bërë aksidentin.

Mësohet se makina që shkaktoi aksidentin ishte me targa të huaja.

Ky është i dyti rast ku drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja pasi aksidenton kalimtarët, pas atij të aksit rrugor Elbasan-Peqin ku mbetën të plagosur gjashtë persona.

a.y/NOA
KOMENTE