English

Ambasadori Gjoka: 2010, vit i suksesshëm për marrëdhëniet ruso-shqiptare

Moskë, 30 dhjetor, NOA - Ambasadori i Shqipërisë në Rusi Sokol Gjoka deklaron se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë qenë të suksesshme gjatë vitit 2010. Në një intervistë dhënë për radion “Zëri i Rusisë”, z.Gjoka vlerëson se pritet edhe një intensifikim i mëtejshëm i marrëdhënieve gjatë vitit që vjen.

Gjoka përmend një sërë marrëveshjesh që pritet të nënshkruhen në fushën ekonomike mes dy vendeve.

Ndërsa, duke vlerësuar nivelin e marrëdhënieve, Gjoka ndalet edhe në vizitat që kanë zhvilluar personalitete të dy vendeve gjatë vitit që po lëmë pas.

a.k/NOA

KOMENTE