English

Gabim në lindje, familjes i shkojnë 1 milionë euro dëmshpërblim

Itali, 31 dhjetor NOA - Një milionë e 150 mijë euro do të shkojnë në drejtim të prindërve të një fëmije me dëmtime të trurit dhe me probleme të tjera neurologjike, të cilat u shkaktuan si pasojë e një gabimi të bërë nga mjekët në sallën e lindjes. Me sa është bërë e ditur ky gabim është kryer në vitin 2001, ku përveç dëmit fizik të fëmijës, autoritetet lokale shëndetësore javë pohuar se dhe familja ka pësuar shqetësime të rënda psikologjike.

Fakti - siç raportohet nga gazeta La Nazione – ka ndodhur në spitalin e San Giovanni, ku pas hetimeve mjeko-ligjore, është arritur në përfundimin që mjekët kanë gabuar dhe më pas është arritur një marrëveshje me gjykatën. Ndërkohë, autoritetet lokale shëndetësore e kanë nënshtruar fëmijën në dy operacione kirurgjike për të përmirësuar gjendjen e tij.
r.b/NOA

KOMENTE