E enjte, 30 dhjetor, NOA-Mbrëmja e sotme nuk po kalon lehtë për qytetarët shqiptar, pasi një grabitje me maska ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel.
4 persona kanë grabitur disa furgona udhëtarësh, duke alarmuar kështu pasagjerët e këtyre makinave.
Udhëtarët kanë sinjalizuar policinë e zonës, e cila më pas ka ndaluar 4 persona të cilët dyshohen si përgjegjës për ngjarjen.
Emrat e personave të ndaluar nuk bëhen të ditur nga policia për arsye hetimore. Kjo është ngjarja e dytë që prish qetësinë e shqiptarëve pas hedhjes në erë të urës së tensionit të lartë.
a.y/NOA