Kinë, 31 dhjetor NOA - E përfunduan ndërtimin e urës me të gjatë në botë në Qingdao, në Kinë. Dy ekipet e inxhinierëve kanë ndërtuar një urë prej gati 40 kilometrash të gjatë në vetëm 4 vjet. Tashmë ka përfunduar dhe ndërtimi i dy skajeve lidhëse.
Tashmë është e sigurt dhe ura do të jetë e hapur duke filluar që nga viti i ardhshëm. Kjo strukturë do të lidhë tre qytete në provincën e Shandong. “modeli është llogaritur në kompjuter në mënyrë të përkryer, por deri në përfundim jemi treguar shumë të kujdesshëm, pasi do të mjaftonin pak centimetër, në punën finale, për të shkaktuar një katastrofë të vërtetë”, - tha shefi i inxhinierëve.
r.b/NOA