English

Kurti: Kosova duhet të ketë të drejtë që të bashkohet me Shqipërinë

Prishtinë, 30 dhjetor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi i ka mohuar simbolet shtetërore të Kosovës, duke bërë thirrje që të mbështeten simbolet kombëtare.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se kanë mohuar ata që e kanë mohuar historinë e kombit, që e kanë mohuar luftën çlirimtare të popullit, në krye me UÇK-në, që e kanë mohuar edhe flamurin kombëtar shqiptar dhe himnin kombëtar shqiptar.

“Pra këta janë ata që i kanë mohuar njëherë dhe ne veç i mohojmë mohuesit”.

Ndër të tjera Kurti tha se si shtet Kosova duhet të ketë të drejtën që të vendos për t’u bashkuar me Shqipërinë.

a.k/NOA

KOMENTE