English

Lamtumirë karikuesve të vjetër, BE: "Në 2011 karikuesi i celularit do të jetë universal"

Tiranë, 31 Dhjetor, NOA- Në 2011 do të hyjë në fuqi legjislacioni që parashikon krijimin e karikuesve universalë.

Mbështetur nga Komisioni Evropian, propozimi i ri do ti lejojë përdoruesve të celularëve të përdorin ngarkuesin e vjetër për të blerë një të ri.

Megjithatë, këto rregulla do të ndikojnë vetëm te smartphonet bazuar në mikro-USB. Marrëveshja është nënshkruar nga 14 kompanitë më të rëndësishme në fushën e telefonave celularë, duke përfshirë Apple, Huawei Technologies, LG, Motorola Mobility, NEC, Nokia, Qualcomm, Research in Motion, Samsung, Sony Ericsson dhe TCT Mobile.

Sipas Komisionit Europian, rregulli i ri do të kombinohet me një treg gjithnjë e në rritje të telefonave të gjeneratës së fundit.

Sot ekziston një sasi e tepruar karikuesish për telefonat celularë brenda BE-së, por jo vetëm, edhe brenda një shtëpie ka lloje të ndryshme karikuesish. Kjo sjell me kohë një rritje të mbeturinave elektronike.

Për këtë qëllim vjen ideja e një ngarkuesi universal, që i përshtatet të gjithë telefonave celularë.

Antonio Tajani, zëvendëspresident i Komisionit Evropian, ka pohuar se shpreson të arrihen rezultatet e pritshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

a.e./NOA


KOMENTE