English

Mustafa: Institucionet e dala nga zgjedhjet e dhjetorit të paligjshme

Prishtinë, 30 dhjetor, NOA- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shprehet se institucionet e dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit janë tërësisht të paligjshme.

Këtë deklaratë Mustafa e ka bërë gjatë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku nënvizoi gjithashtu se në këto zgjedhje u abuzua pa masë.

“Thaçi duhet të ketë më shumë kujdes, sesa ndaj dëshirës së tij për të sunduar Kosovën. Neve nuk na nevojiten sundues, por njerëz që vijnë në qeverisje me votën e qytetarëve dhe jo me vota të abuzuara”, shprehet Mustafa duke hedhu një varg akuzash mbi kryeministrin në detyrë Hashim Thaçi.

a.y/NOA
KOMENTE