SHBA, 31 dhjetor NOA - Nintendo e re 3DS, mund të dëmtojë sytë pas një ekspozimi të gjatë. Në këtë mënyrë është shumë e këshillueshme që t’iu ndalohet fëmijëve, të cilët janë më të vegjël se 6 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e kësaj video-loje. Ata kanë bërë të ditur, se imazhet 3D që do të ofrohen, në rast se shihen për një kohë të gjatë, mund të japin efekte negative.
Pajisja e re ka dy ekrane, njëri prej të cilëve lejon të shihen imazhe tre-dimensionale, pa ndihmën e syzeve, por me kusht që pozicionimi të jetë përballë. Në faqen e saj, Nintendo shtoi se, të gjitha imazhet në 3D dhe jo vetëm ato të Nintendo 3DS, janë tepër të dëmshme për fëmijët e vegjël.
r.b/NOA