English

Nis gara Rally Dakar 2011 në ditët e para të vitit

E enjte, 30 dhjetor, NOA-Viti i ri nis me Dy pilotët spanjollë Carlos Sainz dhe Marc Coma flasin rreth përgatitjeve dhe risive të garës së këtij viti Rally Dakar 2011.

Kjo garë do të zhvillohet në vendet me klimën më të thatë në Argjentinë dhe Kili.

Disa ditë përpara nisjes për në Argjentinë, ku do të nisë Rally Dakar 2011, në ditën e parë të vitit të ri.

Carlos Sainz fillon Rally Dakar 2011, duke mbajtur titullin kampion në 2010 dhe falë eksperiencës së tij në sportet motorike, ai do të përballet sërish me këtë sfidë, me të gjithë mjeshtërinë që e karakterizon.

“Pak rëndësi ka kush e fitoi Rally Dakar vitin e kaluar. Qëllimi im kryesor është të garoj në të njëjtën mënyrë, të jem aq i qetë dhe modest siç kam qenë gjithmonë gjatë këtij konkurrimi. Javët e fundit, Sainz bëri një operacion në menisk dhe për këtë arsye ai nuk pati mundësi të trajnohej aq shumë, por nga ana tjetër ndryshimet e reja në makinë – veçanërisht sistemi i ri i ftohjes – do të ndihmojë atë drejt një fitoreje.

Nga ana tjetër, piloti i kategorisë së motorëve, Marc Coma, do të nisë garën Rally Dakar 2011 plot risi, duke rritur mundësitë e tij drejt fitores, në krahasim me garën e vitit të kaluar. Ai do të konkurrojë me ndihmën e një ekipi komplet të ri, sponsor dhe shokë të rinj ekipi. Këto janë disa nga arsyet që Coma po e pret këtë garë më i qetë se vitet e kaluara: “Ne kemi punuar shumë këtë vit. Kemi marrë pjesë në shumë gara me motorin e vjetër dhe tashmë kemi testuar edhe të riun, është komplet ndryshe i vjetri. Motori i ri KTM, është 15 kg më i lehtë dhe kemi punuar shumë me fuqinë motorike.”
Për dy javë rresht, të dy pilotët do të “luftojnë” për fitore, më shpresën se do të sjellin lajme të mira për sportet motorike në Spanjë. Çdo gjë është gati për Rally Dakar, që do të zhvillohet nga 11-16 Janar në Argjentinë dhe Kili.

i.ll/ a.y/NOA
KOMENTE