Las Vegas, 31 dhjetor NOA - Një përleshje e rëndë ka ndodhur në bordin e një avioni, i cili u nis në Las Vegas, ku një burrë 68 vjeçar ka qëlluar me grushta një pasagjer tjetër 15 vjeçar dhe kjo për faj të i-Phone që kishte ndezur.
Me sa duket, djaloshi ka injoruar njoftimin e stjuardesës për të fikur telefonat, gjatë nisjes. Ai vazhdoi të luante dhe të dëgjonte muzikë. Në këtë pikë, pasagjeri fqinj i tij, e detyroi atë, me anë të grushteve për ta fikur. Për këtë arsye më pas u arrestua dhe më pas autoritetet komunikuan arrestimin e 68 vjeçarit, i cili u akuzua për dhunë ndaj një djaloshi, që nuk fiku telefonin e tij. Russell Miller, është emri i personit në fjalë, i cili duhet thënë se më pas u lirua me kusht.
r.b/NOA