English

Philip Morris fiton ndaj qeverisë

SHBA, 31 dhjetor NOA - Philip Morris, gjiganti amerikan i prodhimit të duhanit, njoftoi se ka fituar të drejtën e anulimit të masave të marra nga qyteti i Nju Jork-ut, që i kërkonte tregtarëve të saj të vinin në dukje publicitet anti-duhan. Për të fituar çështjen, prodhuesi i Marlboros ishte bërë aleat me prodhues të tjerë cigaresh, si dhe shoqata tregtare dhe stacione shërbimi.

Gjykata Federale e qarkut jugor të Nju Jorkut i dha atyre të drejtë duke dekretuar se ky lloj reklamimi është i nivelit federal dhe jo lokal. “Ky vendim nuk ndikon në komunikim mbi efektet e cigareve – tha një zyrtar i Philip Morris – Kemi çuar përpara këtë këtë veprim për shkak të vendimit të qeverisë komunale, që nuk respekton mandatin e Kongresit të qeverisë federale për rregullimin e përmbajtjes së reklamave të cigareve”.

r.b/NOA

KOMENTE