Athinë, 30 dhjetor, NOA – Shpërthimi i një bombe ka tronditur sot qendrën e Athinës, duke i vënë zjarrin gjykatës së shkallës së parë në Greqi.
Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa është dëgjuar në zonat përreth kësaj ndërtese.
Siç bëjnë me dije mediat vendase, policia u njoftua përmes një telefonate anonime, për praninë e bombës dhe doli se ishte e vërtetë.
Por për fat të mirë, ajo kishte mundur të bënte evakuimin e saj, e në këtë mënyrë nuk u shkaktuan viktima.
Nga policia bëhet e ditur se bomba ishte vendosur në një motoçikletë e cila qëndronte e parkuar në hyrje të ndërtesës.
n.e/NOA