Athinë, 30 dhjetor, NOA-Drejtësia greke sot është tronditur pas një shpërthim pranë një gjykate në Athinë.
Burime zyrtare të policisë thanë se pajisja ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar pranë gjykatës.
Rreth 10 makina u dëmtuan si pasojë e dëmtimit por fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz.
Shpërthimi i fuqishëm paraditen e sotme, erdhi pas një telefonate paralajmëruese ndaj një gazete dhe televizioni privat.
Por pavarësisht hetimeve ende nuk është mësuar se kë kishte për autor ky shpërthim, pavarësisht dyshimeve të mundshme për grupe militante greke.