English

Sulm terrorist ndaj gazetës daneze që botoi karikaturat e Muhamedit

Kopenhagen, 30 dhjetor, NOA - Shërbimi sekret danez ka arritur që të pengojë një sulm terrorist të ndërmarrë kundër gazetës "Jyllands-Posten", e cila njihet për botimin para ca kohësh të karikaturave të profetit mysliman, Muhamed.

Mediat vendase bëjnë me dije se shërbimet sekrete kanë arritur që të kapin 5 militantë islamikë, që po planifikonin të sulmonin zyrat qendrore të gazetës në Kopenhagen.

Sipas të dhënave të shërbimit sekret danez PET, sulmi ishte planifikuar për ditët në vijim. "Sigurisht jam i shqetësuar. Por sigurisht jeta vazhdon edhe pas kërcënimeve terroriste dhe kështu duhet të jetë. Ne nuk duhet ta vëmë veten nën presion për shkak të kërcënimeve terroriste. Por për momentin sigurisht është tepër shqetësuese", tha Lars Munch nga gazeta "Jyllands Posten".

Ndërsa eksperti danez i terrorizmit, Magnus Norell, tha se “ishte e vështirë të gjeje çastin e duhur për t’i arrestuar terroristët, pasi dëshironim të mblidhnim sa më shumë informacione që të ishte e mundur për këta aktivistë. Donim të ishim të sigurtë. Prandaj operacioni zgjati relativisht shumë", tha ai.

Atentati u ndalua pak para kryerjes së tij.

n.e/NOA

KOMENTE