English

Thyhet miti, gjalpi është i dobishëm për shëndetin

Londër, 30 Dhjetor, NOA- Të hash apo mos të hash gjalpë? Ekspertët dhe opinionet këtu ndahen.
Një linjë mendimi (mbisunduese deri kohët e fundit,), e shikon atë si një armik i ushqimit të shëndetshëm, i pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol të keq.

Megjithatë, disa të tjerë flasin për vlera dhe këshillojnë konsumin e tij.

Kundërshtarët e gjalpit ia faturojnë atij problemet shëndetësore dhe marrjes së yndyrës së tepruar. Por, akademiku, Peter Elwood, dietolog pranë “Cardiff University” thotë: “Duket se ka një çekuilibër të madh në mes të dhënave lidhur me perceptimin e dëmit të shkaktuar nga konsumi i gjalpit. Me fjalë të tjera, këto çrregullime janë shkaktuar nga komponentë të tjera të dietës dhe jo nga gjalpi”.
Elwood kritikon zëvendësim e gjalpit me margarinën, e cilësuar nga disa si “bimore” Në fakt, thotë dijetari ajo është e përbërë nga yndyrna hidrogjenati dhe elemente të tjera të dëmshme. Rrjedhimisht, ajo rrit kolesterolin e keq (LDL) dhe ul kolesterolin e mirë duke favorizuar sëmundjet kardiovaskulare. Sëmundje që gabimisht ia atribuojnë gjalpit.

Ai shpjegon se, në thelb, produkt është një emulsion i yndyrave të qumështit, proteinave dhe ujit. Gjalpi afron kështu vitaminën A, e dobishme për sistemin kardiovaskular dhe vitaminën D, e cila forcon sistemin skeletor, nervor dhe imun.

Ky produkt afron 700 kalori për 100 gram: një sasi, që nëse menaxhohet siç duhet, rrit ndjenjën e ngopjes duke ulur sasinë e ushqimi. Yndyrat e tij janë shtazore, por natyrore. Përveç kësaj, përfundon Elwood studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se gjalpi i lopës ushqyer në një mënyrë të caktuar mund të ndihmojnë kundër kancerit, sepse përmban një acid yndyror prodhuar nga bari i konsumuar nga kafsha, produkt anti-kancer.

a.e./NOA

KOMENTE