E enjte, 30 dhjetor, NOA/ Ariola Ymeraj - Një shtyllë e tensionit të lartë është hedhur në erë pak minuta më parë.
Shtylla e tensionit të lartë 220 kw ndodhej në fshatin Budullë të Fushë-Krujës, dhe furnizonte një pjesë të madhe të rrethit me energji elektrike.
Sapo janë sinjalizuar për shpërthimin ekspertë të policisë e KESH kanë mbërritur në vendngjarje, për të vënë situatën nën kontroll.
Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se shtylla e tensionit të lartë u hodh në erë me dinamit.
Ndërkohë që banorët e zonës janë shprehur se u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme njëra pas tjetrës.
Shtylla e tensionit të lartë ndodhej pranë llixhave. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe ndalimin e tyre, por nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë veprim.
Rreth 1/3 e qytetit nuk ka drita madje edhe një pjesë e qytetit të Durrësit, nuk furnizohet me energji elektrike.
Madje pa drita janë zona e Sharrës, Selitës dhe Kombinatit, të cilat duket se do e kalojnë pa drita këtë natë, siç duket edhe festën e ndërrimit të viteve.
Lexoni mbi precipitimin e situates