E enjte, 30 dhjetor, NOA- Modelja franceze 28 vjeçare ndahet nga jeta, më 17 nëntor, por lajmi publikohet vetëm në fund të dhjetorit.
Izabelë Caro, imazhi i luftës kundër anoreksisë, u nda nga jeta në muajin nëntor në Japoni, por lajmi u bë publik vetëm një ditë më parë në mediat ndërkombëtare.
Me një gjatësi 1.65 cm, në vitin 2006 Izabelë Caro arriti të peshonte vetëm 25 kg, peshë e cila e çoi atë në gjendje kome.
Izabelë u nda nga jeta pasi kaloi dy javë në gjendje të rëndë në spital, në Tokio.
Nuk dihen të sakta shkaqet e vdekjes së saj, por bëhet e ditur se kohët e fundit ajo vuante nga një sëmundje akute e mushkërive.
Modelja vuante nga një anoreksi e rëndë nervore që në moshën 13-vjeçare, dhe vazhdimisht ka bërë apel kundër modeleve anoreksike.