Korçë, 31 dhjetor, NOA – Bilancit të aksidenteve në këto ditë festash të fundvitit iu shtua edhe një tjetër aksident i rëndë që u shënua para pak minutash në rrugën nacionale që lidh Korçën me Pogradecin. Sikundër raporton korrespondenti i agjencisë NOA shkak i aksidentit ka qenë përplasja e tre makinave me targa të Korçës.
Nga përplasja mësohet se janë plagosur disa persona.
Por, e mbërritur menjëherë në vendngjarje policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkakut të aksidentit, i cili solli edhe rëndimin e trafikut në këtë zonë të Shqipërisë.
Ndërkohë uniformat blu të rrugores nuk bëjnë të ditur emrat e të plagosurve.Vijon..
mit/NOA