English

Aksident në Pogradec, vdes 50-vjeçarja dhe plagoset rëndë fëmija 4 vjeç

Pogradec, 31 dhjetor, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Hudenisht të Pogradecit. Një makinë ka goditur një grua dhe një fëmijë teksa kanë qenë duke kaluar rrugën.

Për pasojë gruaja 50-vjeç, Flutura Palla ka humbur jetën. Ndërsa është plagosur rëndë fëmija 4 vjeç.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit ka që shkaktuar aksidentin dhe po zbardh dinamikën e ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE