Bruksel, 31 dhjetor, NOA - Pas Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera edhe Bashkimi Evropian e kritikoi dënimin e ri ndaj kritikut të qeverisë ruse Mihail Kodorkovski.
Akuzat për parregullsitë gjatë procesit janë shkak për shqetësim serioz dhe zhgënjim, tha e ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton. Bashkimi Evropian pret nga Rusia që të respektojë detyrimet e pranuara ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.
Ish -bosi rus i naftës, Mihail Kodorkovski u dënua të enjten në procesin e dytë gjyqësor me 13 vjet e gjysëm heqje lirie. Tetë vitet e kaluara në burg nën akuzën për pastrim parash nga procesi i parë do të llogariten në dënimin e dytë.
Kjo do të thotë se Kodorkovski do të qëndrojë në burg edhe gjashtë vitet e ardhshme. Ish -shefi i koncernit të naftës Yukos, Mihail Kodorkovski akuzohet se ka shitur ilegalisht 218 milionë tonë naftë.
NOA/DV