English

Bjellorusia i mbyll derën OSBE-së

E premte, 31 dhjetor, NOA- Zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Bjellorusi është mbyllur pas urdhrit të qeverisë së këtij vendi.

Aleksandër Lukashenko, i cili qeveris prej vitit 1994 konsiderohet si diktatori i fundit i Evropës, madje mendohet se është pikërisht nisma e këtij të fundit që ka çuar në mbylljen e përfaqësisë së OSBE-së.

Kjo organizatë kishte kritikuar ashpër ecurinë e zgjedhjeve presidenciale në mes të dhjetorit, sipas gjasave kjo duket se është edhe arsyeja e këtij vendimi drastik.

a.y/NOA
KOMENTE